E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov: Nuk bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë, por për një epokë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nuk e paralajmëron fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, por “është e turpshme”.

 

Reklamë

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë. Por, një epokë e re ka nisur. Është karakteristikë e epokës së re, në të cilën SHBA-ja po thyen sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe sistemin që i frenon armët strategjike sulmuese. Është turp”.

 

Ndër të tjera m inistri është shprehur se Rusia do të përdorë mjete ushtarake dhe teknike për t’iu përgjigjur kërcënimeve që paraqet tërheqja e SHBA-së nga traktati.

 

Nërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, nisur nga 2 shkurti, dhe një ditë më vonë një vendim të tillë njoftoi edhe Rusia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë