E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lavrov mbështet Serbinë: KFOR dhe EULEX të parandalojnë çdo lloj dhune ndaj serbëve

Në mesin e disktutimeve për ndryshim të mundshëm apo korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe serbisë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ëshë shprehur se Kosova nuk ka përmbushur marrëveshjet e arritura me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 

Reklamë

Gjatë një takimi me Rusi me homologun serb Ivica Daciç, ai ka mbëhtetur  Beogradin zyrtar duke e cilësuar konstruktiv në bisedimet me Prishtinën.

Ne vlerësojmë qëndrimin konstruktiv të Beogradit në bisedimet me Prishtinën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, të njëjtën gjë që mund të themi në lidhje me shqiptarët e Kosovës. Ata nuk kanë përmbushur marrëveshjet e arritura shumë vite më pare, është shprehur ministri i Jashtëm Lavrov.

Sergej Lavrov i kërkoi KFOR-it dhe EULEX-it që të parandalojnë plotësisht çdo përpjekje për dhunë dhe vandalizëm në Kosovë drejtuar kundër serbëve dhe vendeve fetare.

 

Ndërsa Daciç u shpreh se shqiptarët dëshirojnë të shtrihen deri në Nish.

 

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë.”

 

Gjithashtu kryediplomati serb i quajti shqiptarët të prapambetur që festojnë në kosovë ditëlindjen e ish presidentit te shba Bill Clinton.

Vazhdo të lexosh

Reklamë