Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi në një konferencë për mediat në Moskë se idetë për luftë bërthamorë “nuk janë në kokat e rusëve”.

 

Ai u shpreh se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore, dhe “të gjithë ndajnë mendimin se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm bërthamore”.

 

Por, Lavrov theksoi se “kjo është vetëm në mendjet e politikanëve perëndimorë, dhe jo të atyre rus”.

 

“Ne kemi një doktrinë ushtarake që përshkruan perimetrat dhe kushtet për aplikimin ose vendosjen e armëve bërthamore…Ne nuk do të lejojmë që disa provokime të na çekuilibrojnë, të na nxjerrin jashtë ekuilibrit, por nëse ata fillojnë një luftë të vërtetë kundër nesh, atëherë duhet të mendojnë me kujdes”, nënvizoi Lavrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *