Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar pas replikave të ndërsjellta me kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit kryesonte Këshillin e Sigurimit në OKB. Në një mesazh dërguar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ndonëse nuk përmend drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama, Lavrov kërkon që të parandalohet përfshirja e përfaqësuesve të OKB-së në sjellje të politizuara për Ukrainën.

 

Në të njëjtën kohë, ministri rus kërkon garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që drejtuesit e radhës të përmbahen nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë të gjitha palët.

 

Rama u përfshi në replika me përfaqësuesit rusë, pasi këta të fundit kërkuan që presidenti ukrainas të mos marrë fjalën përpara vendeve anëtare në OKB. Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se Rusia duhet të ndalojë luftën, në mënyrë që Zelensky të mos flasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *