Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i...

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë...

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit...

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Lavrov hedh poshtë përfshirjen e shtetit rus në helmimin e Navalnyt

16 Dhjetor 17:23

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë hetimet e përbashkëta në mes të grupit hulumtues Bellingcat dhe disa mediave tjera, që tregojnë se helmimi i fundit i liderit opozitar, Aleksei Navalny është kryer nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë.

“Të gjitha këto lajme janë qesharake për t’u lexuar. Mirëpo mënyra sesi janë duke u prezantuar tregon vetëm për një gjë: që partnerët tanë perëndimorë kanë mungesë të standardeve etike”, ka thënë Lavrov përgjatë një bisede në kryeqytetin kroat, Zagreb më 16 dhjetor.

Në muajin shtator, në disa laboratorë evropianë është vërtetuar se Navalny 44-vjeçar është helmuar pasi është sëmurë në një udhëtim nga Siberi në Moskë, në muajin gusht.

Ai më vonë është dërguar me aeroplan për trajtim në Berlin.

Në një hulumtim të përbashkët të kryer nga Bellingcat dhe media tjera, të publikuar më 14 dhjetor, është thënë se ekspertët për armë kimike të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, kanë përcjellë Navalnyn për vite të tëra, duke përfshirë ditën kur është helmuar.

Duke cituar “të dhëna voluminoze në formë të të dhënave për telekomunikime dhe të atyre për udhëtime”, në hetimet e kryera nga mediat si Insider, Der Spiegel dhe CNN, është thënë se helmimi i Navalnyt në gusht të vitit 2020 duket se kanë qenë punë e menduar nga të paktën viti 2017.

Në hetime janë paraqitur emrat dhe fotografitë e njerëzve që dyshohet se kanë helmuar Navalnyn, duke thënë se kanë qenë specialistë në toksina dhe agjentë nervorë, duke përfshirë helmin e periudhës sovjetike, Noviçok, për të cilin shtetet evropiane kanë thënë se është përdorur kundër Navalnyt.

Në hetime nuk paraqitet ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë në mes të Navalnyt dhe agjentëve. Moska ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kritikut të Kremlinit. Navalny e ka përsëritur disa herë se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar sulmin ndaj tij. Lideri opozitar ka thënë se do të kthehet në Rusi pas të shërohet plotësisht në Gjermani./ Rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Aleksei Navalny Lavror Ministri i Jashtëm Rusi

Nga e njëjta kategori

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

më shumë...

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit ushtarak, Teherani kundërpërgjigjet

më shumë...

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

më shumë...

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden njolla gjaku në makinën e Armand Shakajt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:46

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:...

9:46

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë...

9:44

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit...

8:51

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri,...

8:39

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur...

8:36

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati...

8:26

Kushte të qëndrueshme, parashikimi i motit për...

8:09

“Financat kërkojnë pak më shumë kujdes”, parashikimi...

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.