Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka përsëritur thirrjet ndaj NATO-s që ti japë fund armatimit të Ukrainës ndërsa ka përgënjeshtruar pretendimet se Rusia kërcënon me luftë bërthamore.

 

SERGEY LAVROV

MINISTER I JASHTEM, RUSI

 

“Rusia e di itinerarin e lëvizjes së armëve të perëndimit dhe ato do të jenë objektiv sapo të mbërrijnë në Ukrainë. Moska nuk e sheh veten në luftë me NATO-n. Më shumë beson NATO, se është në luftë me Rusinë. Ne nuk kërcënojmë me luftë atomike, janë mediat perëndimore që e ekzagjërojnë në këtë pikë. “

 

Në fund të muajit shkurt, presidenti rus vendosi në gatishmëri arsenalin bërthamor ndërsa vetëm pak ditë më parë deklaroi se do të përdorë armë që nuk i zotëron asnjë komb tjetër, nëse do të jetë e nevojshme.

 

Sakaq, lufta në Ukrainë vijon në rajonet lindore por sipas zyrtarëve të mbrojtjes amerikane, ofensiva ruse nuk po ecën sipas planit që kishte parashikuar Kremlini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *