Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është shprehur se Rusia përshëndet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Begradit si dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet që arrihen nga ky dialog të zbatohen.

 

“Është e nevojshme të respektohen parimet e rezolutës 1244. Ne e përshendesim dialogun e drejtëpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por më e rëndësishme është që ajo që arrihet përmes dialogut të realizohet vërtet”.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar të gjithë lojtarët e jashtëm në Ballkan nuk duhet të krijojnë ndonjë situatë konflikti dhe se asnjëri nuk duhet të mendojë se vetëm ai ka të drejtë të merret me situatën në Ballkan dhe të tjerët jo.

 

Pas takimeve me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, Lavrov ka thënë se Rusia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *