Vetëm dhjetë ditë pas marrjes së detyrës, qeveria Orpo në Finlandë po përballet tashmë me tronditjen e saj të parë.

 

Ministri i Ekonomisë Vilhem Junnila ka dhënë dorëheqjen pas polemikave mbi disa deklarata të kaluara të konsideruara pro-naziste. Këtë e kanë raportuar mediat vendase. Junnila, një anëtar ei Partisë së ekstremit të djathtë finlandez, kaloi votën e mosbesimit të kërkuar nga opozita në dhomë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mbajtur atë në postin e tij.

 

“Është e pamundur për mua të vazhdoj në mënyrë të kënaqshme”, tha ministri, duke njoftuar një hap prapa për të “garantuar vazhdimësinë e qeverisë dhe për të mbrojtur reputacionin e Finlandës “. 

 

Deklaratat e kaluara të Junilës nuk i pëlqyen as kryeministrit Petteri Orpo, i cili e paralajmëroi para votimit të mosbesimit, duke shpjeguar se në rolin e tij ministror “nuk mund të sillej në këtë mënyrë”.

 

Siç shpjegojnë mediat finlandeze, gjatë fushatës zgjedhore 2019,  ish-ministri i Ekonomisë kishte bërë komente për numrin e kandidatit – 88 – të caktuar për një anëtar të partisë së tij. Në qarqet neo-naziste është një numër i veçantë: shkronja e tetë e alfabetit është H, e cila kur dyfishohet bëhet HH, një shkurtim i përshëndetjes naziste “Heil Hitler”. Në numër, pra, i përkthyeshëm me 88.

Siç shpjegohet në faqen e internetit të qeverisë italiane, 88 ” gjendet shpesh në fletushkat e grupeve të urrejtjes , si në përshëndetjet ashtu edhe në komentet përfundimtare të letrave të shkruara nga neo-nazistët dhe në adresat e emailit”. 

Junnila kishte komentuar me atë rast se me 88 mund t’i referoheshim edhe dy H-ve, duke sugjeruar referencën për përshëndetjen “Heil Hitler”. E pushtuar nga polemikat ne ate kohe, Junila kërkoi falje për ato deklarata, duke theksuar se ishte vetëm një shaka, por nuk mjaftoi ne kete rast kur ai u detyrua te jape doreheqjen ende pa nisur detyren mire./Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *