Ndonëse e kualifikuar, Argjentina nuk pati fare mëshirë ndaj Kilit duke e mundur 2 me 1, çka komplikon jo pak shanset e kësaj kombëtare për në botërorin Katarit.

 

Di Maria kaloi në avantazh miqtë me një gol të shkëlqyer me të majtën nga disatanca.

 

Brereton gjithsesi ktheu në lojë Kilin pas një goli të shënuar me kokë. Mirëpo përtej tentativave të vendasve për ta fituar ndeshjen, portieri Martinez ishte i shkëlqyer me disa pritje, përpara se një tjetër Martinez, sulmuesi i Interit Lautaro t’i jepte fitoren Argjentinës, e cila luajti pa Leo Messin.

 

Skuadra e Skalonit mbetet e dyta në renditje pa asnjë humbje në 14 ndeshje eleminatore, ndërsa Kili rrëshket në vendin e 7, edhe pse 1 pikë larg zonës që të çon në botëror.

 

Zonë, të cilën e përforcoi Ekuadori me një barazim mjaft të rëndësishëm që mori ndaj Brazilit kryesues.

 

Ndeshje shumë e fortë dhe e tensionuar në Kuito. Brazili kaloi në fillim në avantazh me anë të Kasemiros. Pastaj erdhën dy kartonë të kuq, fillimisht për Ekuadorin dhe pastaj për 5 herë kampionët e botës. Në pjesën e dytë shumë emocione pasi gjyqtari bashkë me VAR u bene protagonist.

 

Një penallti e anuluar për Ekuadorin pas ndërhyrjes së Var, pastaj goli i barazimit në minutën e 75. 

 

Në frymën e fundit, gjyqtari jep penallti dhe nxjerr me të kuq portierin e Brazilit Alison, por sërish sistemi VAR kthen gjithçka mbrapsht.

 

Sidoqoftë me 24 pikë dhe në vendin e tretë, Ekuadori është në pozita të mira për një biletë botërori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *