Kandidati i “Bashkë Firojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi tha se la mandatin e deputetit për të marrë më shumë oksigjen nga qytetarët në bazë.

 

Në një intervisetë për emisionin Spotlight në Vizion Plus, Boçi tha se lënia e mandatit është një sakrificë për çdo politikan.

 

Sakrifica është të lësh mandatin dhe te ikësh nga niveli i lartë që sa ngjitesh oksigjeni pakësohet të zbresësh në bazë, aty ku oksigjenin ta japin qytetarët.

 

Oksigjeni më i madh është kur je në bazë. Në kemi koncept të gabuar për politikën. Ne duhet ta shohim si një angazhim të karrierës personale. Është një mekanizëm për të shtyrë para progresin”, tha Boçi.

 

Kandidati për kryebashkiak  ka “ngritur alarmin” edhe për të rinjtë, për të cilët tha se nuk punojnë në Elbasan, por në Tiranë. Qyteti sipas tij është kthyer në një fjetore.

 

Sot shqetësim është se të rinjtë nuk punojnë në Elbasan, por në Tiranë se kanë jetë më të mirë dhe paga më të mira. Aleancën e kam me Belindin, jo me Erionin. Tiranën nuk e ka bërë Erion Veliaj por pastrimi i parave. I riu që fle në Elbasan se i bie më lirë, do 20 vjet të blejë një shtëpi në Tiranë. Elbasani duhet të bëhet atraktiv jo vetëm për njerëzit por edhe për biznesin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *