Kur dëshironi të humbisni peshë, shumë programe distike dhe ekspertë të shëndetit rekomandojnë të ecni si një ushtrim kardio në të cilin digjni kalori. Por cila është sasia e duhur e ecjes çdo ditë për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja për humbje peshe? Synoni për një shëtitje të shpejtë prej 30 deri 90 minutash shumicën e ditëve të javës për humbje peshe.

 

Mund të ecni më shumë në disa ditë dhe më pak në të tjerët, por koha e përgjithshme për javën duhet të jetë së paku 150 minuta (2.5 orë)  Ju duhet të ecni aq shpejt sa të keni 60 deri në 70 përqind të rrahjeve maksimale të zemrës. Për të matur rrahjet e zemrës mund të përdorni dhe aplikacione të ndryshme të celularit.

 

Ndërmjet ecjeve mund të bëni një pushim prej 10 minutash ose nëse sapo keni filluar të dilni për ecje duhet të filloni me periudha të shkurtra ose shëtitje me hapa të ngadaltë por të gjata.

 

Mundohuni të mos qëndroni pushim më shumë se një ditë radhazi. Konsistenca është e mirë për djegien e kalorive dhe përmirësimin e metabolizmit tuaj, si dhe për ndërtimin e zakoneve të reja. Në ditët tuaja që nuk ecni, provoni ushtrime stërvitore me forcë. Nëse e shihni veten të lodhur, merrni një ditë pushimi. Por sigurohuni të ktheheni duke ecur ditën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *