Një nënë 48-vjeçare nga fshati Sovjan i bashkisë së Maliqit një ditë më parë ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së saj. Kjo e fundit është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Pas marrjes së denoncimit policia e komisariatit Maliq është vënë në kërkim të 24-vjeçares për gjetjen e saj.

Burime bëjnë të ditura se kjo nuk është hera e parë që e reja largohet nga banesa.

“Më datë 01.02.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja E. H., 48 vjeçe, e cila kallëzoi se më datë 28.01.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 24 vjeçe, banuese në fshatin Sovjan, Maliq. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *