Shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite Aharon Haliva ka dorëzuar këtë të hënë dorëheqjen për dështimin e mbrojtjes kundër sulmeve të papritura të Hamasit në 7 tetor.
Haliva bëhet zyrtari i parë i lartë i Izraelit që jep dorëheqjen për sulmin e tetorit kur Hamasi vrau brenda pak orëve rreth 1.400 civilë.
“Drejtoria e inteligjencës nën komandën time nuk e përmbushi detyrën që na ishte besuar. E mbaj atë ditë të zezë me vete qysh atëherë, ditë pas dite, natë pas nate. Dhimbjen e tmerrshme të luftës do ta mbaj me vete përgjithmonë”, tha Haliva.
Haliva, por dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë dhe të sigurisë, priteshin të jepnin dorëheqjen si përgjigje për dështimin e mbrojtjes ajrore, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur deri më tani për shkak të luftës 7 mujore me Hamasin dhe aleatët e tij në rajon.
Pikëpyetje të shumta ka patur edhe mbi rolin e kryeministrit Benjamin Netanjahu, por ai ka thënë se do t’ju përgjigjet në një moment të dytë megjithëse nuk ka nënkuptuar dorëheqjen.
Aktualisht përveç, Hamasit, Izraeli po përballet më një tjetër sfidë, atë të konfrontimit të drejtpërdrejtë me Iranin pas shumë dekadash. /vizionplus.tv





