Subscribe

Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala, 4 futbollistet e lëne jashtë listës përfundimtare te De Biasit per ne France, janë larguar paraditen e sotme nga hoteli ku qëndron kombëtarja ne Austri. Futbollistet u shfaqen dukshëm te mërzitur pas nje dite tepër stresuese me pritje te gjata per listën e teknikut italian, i cili me pas zbuloi edhe te padëshiruarit. Një liste, e cila tronditi opinionin dhe la disa pikëpyetje. A ishin këta lojtare me te panevojshmit ne ekip? A veproi italiani me dy standarde ne lidhje me minutat qe kishte çdo lojtar me kombëtaren? A ka lojtare jashtë forme dhe jashtë formacionit me skuadrat e tyre?  A duhej te qëndronte Rashica per te cilin media ndërkombëtare e etiketoi si nje nga talentet e ardhshme te europianit ? Habia me e madhe është se si njeriu qe kuotohej si me i padëshiruari, mbrojtësi Frederik Veseli i Luganos se vendit te parafundit ne Zvicër, me vetëm 90 minuta me kuqezinjtë ne dy miqësore dhe asnjë eliminatore dhe i ardhur vetëm dy dite me pare ne Austri arriti t’i fitonte zemrën De Biasit. Sigurisht lista përfundimtare e trajnerit do te sillte pakënaqësi dhe mërzitje dhe kjo nuk ka munguar te Berat Gjimshiti, i cili ka reaguar ne rrjetin e tij ne instagram, duke thumbuar De Biasin ne një foto pikërisht me nje tjetër te larguar Milot Rashicen; ndonjëherë jeta nuk te jep ate qe do, jo sepse nuk e ke merituar, sepse meriton me shume”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *