Subscribe

Kjo është një pamje e zakonshme në bllokun e ambasadave në kryeqytet. Të rinj dhe të reja të cilët mbajnë radhën, me shpresën për marrjen e një vize pune për ne vendet e BE. Matilda është një e re e diplomuar për infermieri, por te ardhmen e saj e sheh jashtë vendit. Vështirësitë për të gjetur vendin e punës ne Shqipëri e kane detyruar te marre këtë vendim.

 

Matilda Gremi: “Unë kam mbaruar për infermieri, vitin e tre. Momentalisht planet janë për po, duke parë edhe tregun e punës në Shqipëri për sa  i përket pjesës së infermierisë që është goxha e vështirë dhe është pak si e pamundur të gjesh punë, po mendoj të largohem nga Shqipëria. Një ndër arsyet e tjera është edhe pjesa e shkollimit, duke marrë parasysh edhe profesionin që unë kam zgjedhur këtu në Shqipëri është pak si e vështirë që të kem arritje të tjera profesionale. Duke menduar tregun jashtë qe të jepet mundësia që të gjesh diçka më të mirë, besoj se kjo është arsyeja kryesore”.

 

Sociologu Gëzim Tushi jep arsye të shumta për largimin e të rinjve nga vendi.

 

Ikja e të kualifikuar, sipas tij sjell një vakum serioz në shoqërinë shqiptare.

 

Gezim Tushi: Duket paradoksale largimi i një pjese te njerëzve të shkolluar dhe me një stabilitet financiar dhe ekonomik të mirë në shoqërinë shqiptare, dhe të duket gati gati e pabesueshme se çfarë ka një çift intelektualësh të cilët janë të punësuar te largohen. Ka shumë motive të cilat i detyrojnë njerëzit të largohen, e para sepse jeta nuk duhet parë vetëm nga ana sasiore por edhe cilësore. Pra mund të kesh të ardhura të mjaftueshme për të jetuar në këtë vend, por nëse jetë urbane, sociale, qytetare, ka mangësi të standardeve të qytetërimit europian, kjo bën që një pjesë e intelektualëve të jenë të interesuar të largohen nga ky vend për të siguruar një ambient tjetër, një habitat tjetër, profesional, etik, urban, ku ata mund të jetojnë më mirë, prandaj ikin drejt Gjermanisë, ShBA, Francë etj, shumë njerëz që janë intelektual. Kjo valë e dytë emigracioni, ka prekur shtresën elitare të shoqërisë, ata që po largohen janë profesionist, dhe largimi i tyre krijon një vakum shumë serioz.

 

Ekspertet thonë se largimi i te kualifikuarve shkakton edhe kosto ne ekonominë tone.

 

Zef Preçi: Një punonjës i kualifikuar , një mjek, një inxhinier, në thelb është kosto për shoqërinë, është shpenzuar shoqëria në tërësi, kryesisht familja por edhe shtetit, dhe kjo çon në përkeqësimin më e pakta të shërbimeve publike arsim, shëndetësi etj brenda vendit dhe njëkohësisht largimin bashkë me ta edhe të largimit të shumave të caktuara, të rëndësishme për vende të varfra si yni, shumë të rëndësishme monetare. Dmth kjo është një pasojë e cila dike e vogël por nëse kompanitë e huaja gjatë vitit të kaluar kanë eksportuar jashtë vendit në formën e fitimit, pra riatdhesimi i fitimit të fituar këtu, diku 190 milionë euro, pa pasur ndonjë evidencë, kam bindjes se shumat e transferuara bashkë me shqiptarët e larguar janë shumë më të mëdha. Do të thotë se ndodh një lloj shterimi i burimeve financiare të nevojshme, përveç dijet, e cila ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

 

Sipas Zef Prençi zgjidhja për te ndalur largimin e te rinjve është përmirësimi i cilësisë së jetesës ne Shqipëri

 

Zef Preçi: Mekanizimi më i qenësishëm më i rëndësishëm i frenimit të këtij fenomeni, mbetet përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Dmth që Shqipëria është e jetueshme, por ka nevojë për të përmirësuar cilësinë e jetesës, ka nevojë për më shumë oportunitetet dhe është përgjegjësi e elitës politike të vendit të mos mjaftohet me propagandë, atë që ndodh ditët e sotme, por të fokusohet më shumë në politika të cilat e bëjnë vendin cilësisht më të jetueshme.

 

Profesionet me te kërkuara ne vendet europiane dhe veçanërisht ne Gjermani janë infermieret, mjeket dhe inxhinieret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *