E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Largohen “garantuesit” e votës, rikthehet Çela

Zgjedhjet mbaruan dhe me sa duket ata qe u konsideruan nga Partia Demokratike si garantuesit e votës, nuk janë me te nevojshëm. Haki Mustafa është shkarkuar nga detyra e drejtorit te OSHEE me vendim te Këshillit Mbikëqyrës te Kompanisë.

 

Ne këtë detyre është rikthyer Ardian Çela, i cili e drejtoi Operatorin e Shpërndarjes deri ne 17 maj. Pakti politik mes dy liderëve Edi Rama dhe Lulzim Basha prodhoi marrëveshjen qe solli emërimin e ministrave teknike dhe te disa drejtoreve te tjere. Mes institucioneve qe iu besuan Partisë Demokratike ishte edhe Operatori i Shpërndarjes.

 

Reklamë

Gjate ushtrimit te detyrës Haki Mustafa u përplas me Këshillin e Mbikëqyrjes për disa shkarkime ne operatorin e shpërndarjes. Te njëjtin fat si Mustafa do te kenë edhe drejtuesit e institucioneve te tjera. Misioni i tyre ne baze te marrëveshjes se 17 majit tashme mund te quhet i përfunduar.

 

 

Më shumë video

Reklamë