Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka ngritur alarmin, duke u shprehur se në të ardhmen Shqipëria mund të rrezikojë të mbetet pa punëtorë.

 

Kjo sipas Ramës, mund të kthehet në sëmundje të pashërueshme dhe mund ta çojë vendin në një krizë për fuqi punëtore.

 

Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë të nënpaguajë të punësuarit me atë që është në raport me produktivitetin.

 

Humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe s’kishte profesionistë, sot rrezikon të kthehet në një problem që s’ka punëtorë aq më tepër në kushtet ku bota, po marr shembull Gjermaninë, po hyjnë në një fazë krize për punëtorë.

 

Përfytyroni në çfarë pozicioni mund të gjendet Shqipëria në një periudhe kohe që nuk është më shumë se pak vite larg.

 

Të gjitha që pamë dhe që janë të vërtetat me të cilat në njehemi për shkak të jetës  ëpërsithme rrezikojnë të mbeten e shkuara në rast se ne nuk ngremë peshë, një frymë të përbashkët të sektorit publik dhe privat.

 

Ne e hodhën hapin e parë që ishte një hap që nuk mund ta parashikonim. Hodhëm një hap përtej programit tonë elektoral për pagën minimale. Kemi vendosur që paga minimale të jetë 400 mijë lekë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *