Kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur alarmin për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha u shpreh se ka një tkurrje alarmuese që vendos në pikëpyetje të fortë qëndrueshmërinë si shoqëri.

Sipas Bashës, Shqipëria renditet përpara Sirisë në luftë civile të Asadit, sa i përket numrin e azilkërkuesve në Europë

“Pak ditë më parë, pak kujt i ka shpëtuart një lajm mbi përgjigjen që ky që duhet të qëndronte ulur këtu mbrapa, i kishte kthyer pyetjes, si do të frenohet ikja e shqiptarëve. Dhe në atë që tashmë njihet si përpjekja e tij djallëzore për të normalizuar të keqen, lexova që ka thënë se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptarëve.

Pyetja që sot dua të shtroj përpara shqiptarëve, është nëse realisht është e pamundur të ndalohet kjo katastrofë kombëtare që po ndodh, dëshmitarë të së cilës jemi të gjithë ne, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Teksa shohim shkollat që mbyllen për mungesë nxënësish, fshatrat që zhduken nga harta e Shqipërisë, të rinj dhe të reja që ikin përditë, studentë që nuk duan të kthehen më pas një përvoje jashtë vendit. Pra, një tkurrje alarmuese që vendos në pikëpyetje të fortë qëndrueshmërinë tonë si shoqëri, jo vetëm sot, por edhe në dekadat në vijim.

Përgjigjen e ketij që ulet prapa, këtij që ndër rekordet e zeza në drejtim të vendit ka arritur të shënojë edhe renditjen e Shqipërisë përpara Sirisë në luftë civile të Asadit, sa i përket numrin e azilkërkuesve në Europë, e keni. Jo vetëm me fjalë, sic është shprehur pak ditë më parë, por edhe me vepra”, u shpreh Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *