E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkarkimi i Ilir Prodës, ministria e Punëve të Brendshme hap garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Kandidatët duhet të përmbushin një sërë kriteresh ligjore dhe profesionale, përfshirë mbajtjen e një grade të rolit të mesëm drejtues, shtetësinë shqiptare, pastërtinë e figurës penale, mungesën e masave të rënda disiplinore në pesë vitet e fundit, si dhe të jenë në kushte të përshtatshme shëndetësore dhe pa konflikt interesi.

Reklamë

Dokumentacioni i kërkuar përfshin, ndër të tjera, një kërkesë me shkrim drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, një jetëshkrim të përditësuar, platformë personale me objektivat e kandidatit, dëshmi penaliteti, vërtetime përvojash pune, rezultate profesionale dhe akademike, si dhe vetëdeklarime sipas legjislacionit në fuqi.

Pas përfundimit të afatit 7-ditor nga shpallja e thirrjes, do të publikohen emrat e kandidatëve aplikues, ndërsa një Komision i Posaçëm do të kryejë verifikimin paraprak të dokumentacionit dhe do të organizojë seanca dëgjimore me kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore. Në përfundim të procesit, Komisioni do t’i paraqesë Ministrit renditjen përfundimtare të kandidatëve, të shoqëruar me vlerësimet përkatëse.

Reklamë

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me postë ose në adresën elektronike zyrtare, brenda datës 11 mars 2026.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

Vazhdo të lexosh

Reklamë