E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Largimi i Ficos nga drejtimit i QSUT-së, Zheni Gjergi: Nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake

Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zheni Gjergji ka reaguar pas largimit të Albana Ficos nga nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në Facebbok, Zheni Gjergji thotë se vendimi i qeverisë që të largojë Ficon nga ky post është masë gjysmake për shfaqje.

Reklamë

Gjergji i referohet zjarrit që ra në Urgjencën e QSUT-së më 11 shkurt. Ajo thotë se për këtë zjarr është me rëndësi që të behet një hetim i plotë dhe trasnparent, nuk mjafton largimi i Albana Ficos.

Reklamë

Ajo totë se Qeveria është përgjegjëse për paratë e çuara dëm, e sidomos për koston që kjo ka sjellë tek shëndeti i qytetarëve duke qënë se Urgjenca nuk funksionon prej muajsh tanimë.

Postimi i plotë nga Zheni Gjergji në Facebook

“Nuk mbulohet skandali i Urgjencës me masa gjysmake. Prej ditës së parë kur Urgjenca e QSUT u përshi nga flakët ku u bë shkrumb një investim prej 17 milionë eurosh i taksapaguesve shqiptarë, kemi ngritur zërin e kemi kërkuar hetim, transparencë e përgjegjësi para ligjit.

Pas disa javësh heshtje dhe errësirë, qeveria vendosi të largojë Drejtuesen e QSUT.

Këto janë masa gjysmake për shfaqje. Qeveria duhet të tregojë çfarë ndodhi, pse ndodhi, si nuk u menaxhua si duhet ajo situatë?

Qeveria është përgjegjëse për paratë e çuara dëm, e sidomos për koston që kjo ka sjellë tek shëndeti i qytetarëve duke qënë se Urgjenca nuk funksionon prej muajsh tanimë.

Ky rast flagrant papërgjegjshmerie tregon raportin e vërtetë që rilindja ka me shëndetësinë, ku aferat e skandalet synon t’i zbehë me shoë e propagandë. Opozita do ta kërkojë deri në fund të vërtetën për Urgjencën e çdo abuzim që është bërë në këtë sektor jetik.”

/vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë