Tre persona kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e tregëtimit të drogave të forta. Operacioni i koduar “Lapraka”, ka bërë të mundur sekuestrimin e lëndës së dyshuar narkotike të llojit heroinë e kokainë, automjet, motorr, dorezë metalike dhe aparate celularë.

 

Në sajë të këtij operacioni është bërë i mundur ndalimi i shtetasve me iniciale A. D., 25 vjeç, A. K., 45 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen dhe F. Q., 34 vjeçe.

 

Policia bën me dije se shtetasit e mësipërm kanë qënë në vëzhgim dhe ndjekje nga shërbimet e Antidrogës në funksion të procedimit penal të regjistruar të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregëtonin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe ambiente shkollimi droga të forta në formë dozash.

 

Në rrugën “Teodor Keko” është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qarkulluar me mjet shtetasi A.D.

 

Gjatë momentit të ndalimit për kontroll nga shërbimet e Policisë, ai ka hedhur në tokë një qese brenda të cilës ndodheshin 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll dhe në apartamentin e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, si dhe 20 doza.

 

Në vijimësi të operacionit janë lokalizuar në rrugën e “Durrësit” dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij, shtetasi A.K. dhe shtetasja F.C.

 

“Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

51.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;

47 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë;

10.3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

peshore elektronike;

mjet motorr;

aparate celularë;

automjet.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *