E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Landfilli i Maliqit mbyll dyert

“Ky është landfilli i Maliqit, sot është e diele dhe është i mbyllur. Këtu depozitohen mbetjet e Korces dhe juglindjes se vendit….”

 

Shqetësimi për mbylljen e landfillit është ngritur nga presidenti i firmës së pastrimit në Korçë, i cili thotë se është bërë i pamundur pastrimi i mbetjeve.

 

Reklamë

Mospastrimi i mbetjeve në Korçë dhe në Maliq gjatë këtyre dy ditëve, është shndërruar në një shqetësim për banorët.

 

Përgjegjësja e Landfillit, Vjollca Kostreci sqaroi se impianti është mbyllur në mënyrë që punonjësit të bënin një ditë pushim. Por Kostreci shton se firma e pastrimit mund të boshatiste kontenierët e mbetjeve në qytet nga materialet e riciklueshme.

 

Pas 10 vitesh investime, landfilli i Maliqit ka nisur punën vetëm një javë më parë. Por sot dera e fushës së depozitimit të mbetjeve ishte mbyllur pa asnjë njoftim, duke i lënë koshat e plehrave të mbushur në mes të sezonit turistik.

Më shumë video

Reklamë