Subscribe

Ylli më i madh i rokut francez, Johnny Hallyday, ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.

 

“Johnny na la… nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por është e vërtetë. Ai nuk është më me ne”, tha bashkëshortja e tij Leticia, duke konfirmuar se Hallyday humbi betejën me sëmundjen e kancerit të mushkërive, nga e cila vuante prej kohësh.

 

Mëngjesin e sotëm, presidenti francez Emmanuel Macron, shprehu dhimbjen për humbjen, duke shtuar se këngëtari ka sjellë një pjesë të Amerikës në panteonin kombëtar Francez.

 

Edhe këngëtarë të famshëm, si Celine Dion, kanë shprehur dhimbjen për ikjen e Hallday. “Ai ishte një legjendë e vërtetë,  do të na mungojë…”, shkruan Dion në një postim në Twitter.

 

Hallyday, emri i vërtetë i të cilit ishte Jean-Philippe Smet, e nisi karrierën e tij si këngëtar, i inspiruar nga Elvis Presley në vitin 1957. Ai u ngjit në skenë në vitin 1960, vit në të cilin mbajti dhe koncertin e parë, për të rrëmbyer zemrat e miliona fansave, të cilët e konsideruan më pas si Elvis Preslin Francez.

 

Halldey shënoi rekord duke shitur më shumë se 100 milionë albume muzikore, dhe zhvilloi më shumë se 50 turne me koncerte gjigande në të gjithë botën.

 

Johnny Hallyday konsiderohet si një nga personalitet më të rëndësishëm të kulturës franceze.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *