Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj vetëm dy ditë para se Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it të vendoste nëse Kosova do të jetë pjesë e kësaj organizate ose jo ka tërhequr kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

 

Kreu i Qeverisë në detyrë, Haradinaj, përmes një letre të dërguar të martën Asamblesë së INTERPOL-it, me të cilën e njoftoi këtë organ se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim.

 

Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

 

Zyrtarët serbë e cilësuan atëbotë fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësimit të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë.

 

Pak ditë pas atij votimi, Kosova u vuri tarifa prej 10 për qind mallrave nga Serbia të cilat më pas u ngritën në 100 për qind, në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

 

Vendimi çoi në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për 0normalizimin e marrëdhënieve, meqë Beogradi kushtëzoi me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *