Subscribe

Liderët botërorë u mblodhën në Parlamentin Europian në Strasburg për t’i dhënë lamtumirën e fundit Helmut Cohl.

 

Ish-kancelari gjerman ndërroi jetë në 16 qershor në moshën 87-vjeçare.

 

Më shumë se 40 delegacione dhe pjesa më e madhe e drejtuesve evropianë morën pjese në ceremoni, mes tyre edhe presidenti shqiptar Nishani.

 

Ceremonia për të nderuar njeriu që bashkoi dy Gjermanitë nisi me fjalën e presidentit të parlamentit Europian, Antonio Tajani, e pas tij foli kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe ai i Këshillit Europian, Donald Tusk.

 

Fjalimet përmbyllëse u mbajtën nga presidenti francez, Emanuel Makron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel. Ajo e vlerësoi lart figurën e Helmut Kohlit, si kancelar i bashkimit të Gjermanisë.

 

“I dashur kancelar federal Helmut Kohl, fakti që unë qëndroj këtu, ka të bëjë në masë të madhe me ju. Faleminderit për shanset që më keni ofruar. Unë përkulem me nderim, mirënjohje dhe përulësi para jush dhe kujtimit tuaj”

 

Ndërsa ish-presidenti Klinton tha se ai donte të krijonte një botë ku askush nuk dominon askënd.

 

Edhe Emmanuel Macron tha se Kohl donte të ndërtonte ura dhe jo mure.

 

Është hera e parë në histori që Bashkimi Evropian organizon një homazh të tillë, ndërsa bashkëshortja e Kohl ka refuzuar një funeral kombëtar.

 

Helmut Kohl do të njihet për kontributin e tij në ribashkimin e dy Gjermanive, rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta me Francën dhe prezantimin e mbështetjen e monedhës së përbashkët të Unionit Europian, Euron.

 

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *