Shume krerë shtetesh e qeverish nga e gjithë bota, mes te cilëve edhe presidenti amerikan Obama dhe udhëheqësi palestinez Mahmud Abas morën pjese ne funeralin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit izraelit, Shimon Peres. Ai u nda nga jeta ne moshën 93-vjeçare si pasoje e nje ishemie. Arkivoli me trupin e nje prej themeluesve te shtetit te Izraelit, u zhvendos nga parlamenti, ku u mbajtën homazhet, drejt varrezave ku prehen figurat e kombit ne Jerusalem. Pak përpara nisjes se ceremonisë te zhvilluar nen masa te larta sigurie, kryeministri Netanjahu shtrëngoi duart dhe këmbeu disa fjale me Abas, prania e te cilit ishte nje sinjal per paqe mes dy popujve.

Benjamin Netanyahu: Forca është vetëm një mjet, fundi është paqja. Objektivat tona janë prosperiteti dhe paqja për ne dhe për fqinjët tanë. Izraeli mban zi për Peres, bota mban zi për te, por ne gjejmë shprese ne trashëgiminë e tij.

Ndërsa vlerësoi vizionin e Peres, presidenti amerikan Obama ne fjalimin e tij theksoi se prania e Abas dhe e nje delegacioni palestinez është nje gjest dhe na kujton se paqja nuk është arritur.

Barack Obama: Perez dinte nevojën e nje shteti palestinez përkrah atij te Izraelit. Edhe përballe akteve terroriste, apo dështimeve te përsëritura te negociatave, ai u njihte palestinezeve te drejtën per vetëvendosje. Por Peres nuk arriti ta shihte ëndrrën e tij te përmbushur.

Negociatat mes izraeliteve dhe palestinezeve janë ngrire qe prej vitit 2014 dhe udhëheqësi palestinez Abas e kryeministri izraelit Netanjahu kane qëndrime te ndryshme sa i perket ndërtimit te vendbanimeve hebreje ne tokat palestineze, por edhe per krijimin e nje shteti palestinez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *