Qytetarë, të afërm, miq, aktorë, politikanë dhe dashamirës të aktorit Demir Hyskja morën pjese ne homazhet e zhvilluara ne qytetin e Elbasanit. Ata kanë ndarë dhimbjen me familjarët për humbjen e artistit të popullit. Koleget e vlerësuan lart figurën e aktorit Demir Hyskja, duke e quajtur një nga ikonat e teatrit dhe kinematografisë. Ai është quajtur gjithashtu embleme e plejadës se artistëve që do të mbahen mend gjatë në Shqipëri. Edhe drejtuesit vendore e kane konsideruar vdekjen e aktorit, një humbje të madhe për familjen, vendin, si dhe kulturën shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *