Subscribe

Nuk rreshtin thirrjet për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi. Apeli këtë radhë vjen nga Presidenti i Bundestagut gjerman. Norbert Lammert, në fjalën e tij në Parlamentin shqiptar, theksoi se kjo reformë është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ky është një rast i mirë që t’ju sjellë në vëmendje se duhen plotësuar kushtet kyçe. Duhet të dihen pritshmëritë. Dëshiroj t’i referohem progresraporteve të BE-së që japin një mundësi dhe panoramë të përgjithshme të gjendjes së procesit, ndaj ajo që duhet është një pjesë e mirë dhe e vështirë e rruge. Reforma e drejtësisë në këndvështrimin e pavarësisë duhet të jetë e garantuar, ndaj ky është një kusht. Duhet gatishmëri nga të dy palët, pasi ka pasur raste që të konstatojmë se ka ngutje nga vendi që aspiron kandidimin në BE. Kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik.”

Para ligjvënësve shqiptarë Lammert, theksoi se zhvillimi i BE-së varet nga aftësia për kompromis e vendeve anëtare.

“Për Shqipërinë vlen të thuhet se Bashkimi Europian nuk është në situatë të thjeshtë për momentin. Zhvillimi i BE-së varet nga aftësia për kompromis e vendeve anëtare. Interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë dhe aktualisht shoh pak vende që i konsideroj si anëtarë të ardhshëm, por Shqipëria është njëri prej tyre. Uroj që të ketë një proces reformash të shpejtë”.

Presidenti i Bundestagut, i cili viziton vendin tonë për herë të katërt, vlerësoi zhvillimet dhe reformat e ndërmarra në Shqipëri. Në një kohë sfidash të mëdha, ai ka konsideruar si shumë pozitive tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *