Subscribe

Prej tre vitesh është në krye të agjencisë shtetërore të kadastrës, por Artan Lame doli para media këtë të mërkurë për të thënë që situata me arkivin e pronave në Durrës është përtej cdo imagjinate.

 

Pas një kontrolli të ushtruar për këtë qark, reulton se nga 1063 rregjistra pronash, vetëm 152 janë të padëmtuar, të gjitha të tjerat ngrenë pikepyetje për vlerfshmërinë e tyre.

 

(908 regjistra rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj. –  730 faqe mungojnë tërësisht (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);  –  243 faqe të zëvendësuara (pra kanë hequr faqen e vërtetë dhe e kanë zëvendësuar me një tjetër) –  569 faqe të dubluara (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri); 25 faqe të grisura (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);-1548 faqe bosh (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim per t’u përdorur me data te mëparshme) u shpreh Lame.

 

Nisur nga ky kaos shumë vjecarë në hipoteken e Durrësit, Lame njoftoi se ka vendosur që të bllokojë pa afat pasuritë e identifukuara me probleme.

 

Regjistrat e dëmtuar më shumë, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë përgjate zonës bregdetare: Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Nga ana jonë, do të bëjmë bllokimin e të gjitha pasurive që identifikohen si me probleme. Zgjidhja përfundimtare e kësaj situate, do të vijë përmes procesit të nisur sivjet me mbështetjen ne Qeverisë Projekti i Skanimit dhe dixhitalizimit të arkivit.

 

Dosja voluminoze e kontrollit të kryer në kadastrën e Durrësit do ti vihet në dispozion minsitrisë së Drejtësisë si dhe kryeministrisë, ndërsa Lame ftoi edhe prokurorinë të hetojë.

 

Deri më tani nuk ka një përgjegjës për këtë lëmsh të krijuar në hipoteken e Durrësit, por e sigurt është që ata që janë sorollatuar dhe do të vijjnë edhe për shumë gjatë,  do të jenë qytetarët që kërkojnë shërbimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *