Subscribe

Kreu i agjensisë shtetërore të Kadastrës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk i kanë legalizuar banesat e tyre, të nisin procedurat për të qenë më të sigurt.

Nisur nga fatkeqësia e 26 nëntorit dhe dëmet qe la pas, Artan Lame siguroi se edhe ata qe kane pronat në proces legalizmi, do të futen në skemën e përfitimit të kompesimit.

 

ARTAN LAME

 

KREU I AGJENSISE SHTETERORE TE KADASTRES

 

“Me aktin normativ që u kthye në ligj në fund të vitit të kaluar, të gjithë qytetarët që kanë banesa në zonat e prekura, futen në procesin e kompesimit për shkak të dëmeve te shkaktuara nga tërmeti, jo vetëm objektet e legalizuara, por edhe ato që janë në proces të papërfunduar. Bashkëpunimi me të gjitha ministritë e përfshira në procesin e rindërtimit ka të bëjë me krijimin e gjithë informacionit të mundshëm për të gjitha këto objekte të legalizuara ose jo, për t’i përfshirë brenda skemës. Është i padiskutueshëm nevoja e marrjes së informacionit nga Kadastra.”

 

Sipas Lames tragjedia qe shkaktoi termeti duhet te sherbje si mesim edhe per te ndryshuar qasejen e qytetareve per procesin e legalizimit.

 

ARTAN LAME

 

KREU I AGJENSISE SHTETERORE TE KADASTRES

 

“Kjo tragjedi është mësim në këtë pikë. Duhet të shkojmë të plotësojmë letrat, të shkojmë të regjistrojmë banesat, të gjjithë shqiptarët. Tragjedi mund të ndodhin çdo ditë dhe kujtdo nga ne, mund të ndodhin edhe tragjedi personaledhe me prona të paregjistruara pastaj fillojnë historitë e trashëgimisë sepse nuk i kanë regjistruar.”

 

Kreu i agjensise  se Kadastres tha se po evidentohen te gjitha rastet e spekulimeve per tjetersimin e pasurive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *