Subscribe

Kreu I kadastrës shtetërore Artna Lame u  bën apel qyetetarëve  që kanë ndërtuar në mënyrë individuale të bëjnë një certifikim të strukturës së shtëpisë përpara se të aplikojë për legalzim .

Te njejten gje duhet te bejene edhe ata që janë pajisur me këtë leje. Lame tha se dy tërmetet e fundit dëshmuan se këto lloj ndërtimesh nuk janë bërë me cilësi, ndaj qytetarët duhet të  bëjnë kujdes .

 

“Pasi të merrni lejen e legalizmi bëni një verfikim të ndërtimit që keni! Shikoni problemet e fshehta me ndërtimin! Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se cfarë na kujtoi tërmeti i shtatorit dhe i nëntorit. Duhet që herë pas herë të bëjmë një kontroll për qëndrueshmërinë. Kjo vlen në përgjithësi për banësat, por vlen në mënyrë të vecantë për ato që i përdorin në funksion të të tjerëve (hotele).

 

Nga Velipoja ku shpërndau rreth 100 leje legalizimi për këtë zonë, Lame tha se sapo të mbyllet ky proces cdo kujt I lind e drejta për të marrë lejë ndërtimi.

 

Për zonat që kanë mbetur në Velipojë, ne po shkojmë drejt mbylljës së procesit të legalizimit. Unë do ju thoja vetëm një gjë: Procesi i legalizimit është tërësisht i shkëputur nga procesi i certifikimit të ndërtesës, nëse mban apo nuk mban. Legalizimi ju shërben për tju pajisur më dokument pronësie, të cilin mund të përdorni për të marrë një leje ndërtimi për të plotësuar objektin, për ta shitur, për ta blerë, pra për ta futur në qarkullim. Ju lutem flisni me ata që janë ende në proces thuajni: Ja ne ku i kemi letrat, shkoni plotësoni dokumentacionin për të finalizuar legalizimin”.

 

Më tej Lame I ka dorëzuar Arkidioqezës Metropolitane Shkodër- Pult 7 (shtatë) leje legalizimi përkatësisht për objektin e kultit (kishë) dhe objekte të tjera rreth saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *