E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në pritje të ligjit të Vetingut

Ndonëse komisioni i posaçëm i reformës ne drejtësi ishte thirrur qe nje dite me pare nga kreu i tij Fatmir Xhafaj, ai ende nuk është mbledhur. Burime zyrtare te kuvendit thane se socialistet ne komision po presin konfirmimin e përfaqësuesve te opozitës per pjesëmarrjen. Ne tavolinën e komisionit ndodhet projektligji i Vetingut, i rishikuar nga ekspertet e huaj. Por burime nga Partia Demokratike thane se drafti i paraqitur nga EURALIUS dhe OPDAT, është marre mbrëmjen e te martës dhe se ata ndodhen ende ne faze shqyrtimi.  Me herët Partia Demokratike kishte bere te ditur se 7 ligjet qe shoqërojnë reformën ne drejtësi mund te kaloje ne parlament vetëm pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutës, pasi mungon baza ligjore. Te martën kreu i kuvendit Meta shprehu gadishmerine per te mbledhur parlamentin ne çdo kohe qe palët te bien dakord per kalimin e ligjit, konform Kushtetutës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë