Kryeministri Rama dha lajmin e mirë të shërimit të plotë të dy personave të parë në Shqipëri nga COVID-19.

Sic lajmëroi kreu I qeverisë, testi I dytë i kontaktit të parë të pacientit zero doli sërish negative. Në këtë mënyrë babai 54 vjeca I pacientit zero nga Tirana është gati të lërë spitalin.

Por jo vetëm kaq. Një tjetër i afërm i pacientit zero, ka dal sërish negative në testin e dytë, e po ashtu edhe ai do të lërë spitalin si i shëruar plotësisht nga koronavirusi.

 

Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero.Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv, shkruan Rama.

 

Pas Ramës, ishte radha e ministrës Manastirliu që të sqaronte edhe më shumë lajmin e mirë për shërimin e dy pacienteve të parë nga koronavirusi.

 

Lajm i mire. Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më pare.Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️ që u identifikua me koronavirusin e ri në shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.#bravo ekipit të spitalit infektiv.

 

Megjithatë ministrja kërkon kujdes maksimal dhe paralajmeron rritjen e të infektuarve në ditët në vijim.

 

Por ju lutem kujdes‼️të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Ju lutem qëndroni në shtëpi‼
nëse keni shenja të sëmundjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *