Subscribe

Lajme të mira nga astrologjia. Si çdo të enjte, e ftuar në studion e “7pa5” në ekranin e Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova Meri Gjini ka bërë një parshikim të detajuar për 12 shenjat e Horoskopit.

Meri Gjini: Sot kemi një Hënë të re. Është një Hënë shumë e mirë sepse është në hyrje të drejtpërdrejtë me Diellin. Kemi një qiell që do fillojë të zbukurohet, por fillon nga ora 12:30. Nxit çfarëdolloj ideje në drejtim të zhvillimit ekonomik, profesional. Është mirë që të filloni zbatimin e ideve. Mund të ketë sadopak vonesa për çfardolloj projekti në ditët e para, por do të përshpejtohet ritmi.

Dashi

Hëna sjell ndryshime. Përmirësimi i parë është te leku, që nis nga dita e nesërme.

Demi

Kjioo Hënë nxit të marrin nën kontroll jetën dhe fatin. I bën të ndidhen sikur e zotërojnë vetë fatin e vet. Pak vështirësi me humorin deri të shtunën. Do kenë situata plot për të marrë situatat në dorë.

Binjakët

Një Hënë e re në një pozicion shumë të rëndësishëm. Çfarë ka të bëjë me çështje afatgjata favorizon shumë. Është një fundjavë që ka shpërblimet e veta, sidomos e premtja, e shtuna dhe e diela do t’i mbushë plot buzëqeshje.

Gaforrja

Kjo Hënë e re shoqërohet me zgjerim të bazës sociale. Do të jenë më socialë, më të hapur. Është një Hënë që do rrisë dhe nxisë impenjimet e punës. Është shumë e rëndësishme që vëmendja të jetë e fokusuar te çështjet e punës. Për sa i përket situatave emocionale do t’i japë mundësi të sqarojnë situata ku ndodhen.

Luani

Hëna e re ka të bëjë me dy drejtime, puna dhe familja. Zhvillimet janë të mbara por duhet t’i iniciojnë vetë, sidomos ata që kanë në plan të zgjerojnë burimet njerëzore. Nuk ka periudhë më të mirë sepse marrin atë që kërkojnë. Fundi i javës do t’i japë shpërblim në pjesën e punës, por është shpërblim moral më shumë se sa ekonomik.

Virgjëresha

Është në një hyre që favorizon ndryshimin. Kanë nisur një drejtim të caktuar, i kanë planet, kjo Hënë ndihmon për të përshpjetuar rezultatin që presin. Kujdes me raportet sociale ditën e shtunë dhe të diel.

Peshorja

Është një 4 ditësh që i bën të ndihen me një agjendë të ngjeshur dhe nisur nga dita e nesërme raportet në punë do të qartësohen. Nga e diela dhe në vazhdim do të jenë më të qetë, më paqësorë.

Akrepi

Me çështje që i përkasin ekonomisë, shpërnguljeve të rëndësishme, apo çështjeve që kanë të bëjnë me lekun. Këto drejtime favorizon kjo Hënë e re. Është një Hënë që bashkë me Mërkurin do të favorizojë ndryshimet e adresës brenda apo jashtë vendit.

Shigjetari

Kanë buzëqeshje në aspektin financiar. Tani do të merren me çështje që kanë të bëjnë me Unin e tyre. Venusi te vetja i ndihmon të rregulojnë problematikat që kanë nisur që para festave.

Bricjapi

Hëna e re është tek ata. Presin dhe Mërkurin që i bën më të vendosur në planet e tyre. Çdo mendim që kanë në mendje ta zbusin pak nëse duan të marrin rezultatin që ata presin sepse do të ndihen të përjashtuar nga njerëzit me të cilët do të bashkëpunojnë.

Ujori

Është përmbyllëse kjo Hënë e re, do të mbyllin problematikat që kanë nisur ndoshta që në korrikun e vitit të kaluar. Duhet të jenë pak të kujdesshëm me shëndetin e vet, të paktën deri të dielën kur do të jenë më të mbrojtur. Fundi i javës shoqërohet me takime me miq dhe shok.

Peshqit

Vendimet e rëndësishem që do të stimulojë kjo hënë do t’i marrin nga mesi i javës që vjen. Këtë javë bëjnë mirë të merren me çështje që i bëjnë të ndihen mirë, me çështje të prindërve dhe fizikut. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *