Lajme të mira nga Lombardia, ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve

Në pritje të buletinit ditor zyrtar për të gjithë Italinë, nga Lombardia vijnë lajme inkurajuese.
Në rajonin më të dërrmuar nga kjo semundje këtë të mërkurë ka sërish ulje të numrit të personave të rinj që janë infektuar.
Bëhet fjalë për 1643 raste ndërsa një ditë më parë ishin 1942.
Edhe numri I viktimave në raport me të hënën pothuajse është ulur.
Kështu viktimat këtë të mërkurë janë 296 ose 106 më pak sesa të martën. Totali I viktimave në këtë rajon ka shkuar në 4474, ose trecereku I totalit të Italisë.
Tjetër lajm shpresëdhenës nga Lombardia është numri I të shëruarve në orët e fundit, plot 624.
Edhe numri I personave të shtruar në spital këtë të mërkurë në Lombardi ka rënë në raport me ditët e fundit
Aktualisht në reanimacion në rajonin e Lombardisë janë 1236 persona.




