Vendi ynë javën e fundit është përfshirë nga mori i ftohtë dhe nën pushtetin e reshjeve të borës.

Këtë të dielë është shënuar dhe temperatura më të ulët e këtij viti,  minus 14 gradë nën zero në Dibër e Kukës.

 

Ndërkohë prania e ngricave janë problemi kryesor në rrugë, por ARRSH thotë se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

 

Gjithashtu pritet që dita e martë ndërkohë parashikohet të shënojë një tjetër rënie të temperaturave në rang vendi, deri në minus 13 gradë!

 

Sipas Meteoalb, e hëna nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale në territor por afër mesnatës dhe në vijim dita e martë sjellin një tjetër rënie me 2-3°C duke bërë që minimum në rang territori të ulet sërish rreth vlerës -13°C.

 

Ndërsa nga mesi i kësaj jave përkatësisht të mërkurën dhe të enjtjen, do të kemi një rritje me 3-4°C, rritje e cila do të reduktohet sërish gjatë fundjavës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *