Subscribe

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi do të kenë një trajtim të veçantë në lidhje me lejet e tyre të qëndrimit. Lehtësimet për komunitetin shqiptar do të shtrihen në të gjitha zyrat e emigracionit në vendin fqinj.

 

“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë.”

 

Në një tjetër takim të zhvilluar mes Çuçit dhe homologut të tij grek, në fokus të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi i dy policive për goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes dy vendeve.

 

“Me ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE.”

 

Ministri i Brendshëm bëri të ditur se bashkia e Athinës po projekton hapjen e një qendre kulturore shqiptare në kryeqytetin grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *