Autoriteti rrugor shqiptarf konfirmoi përfundimin e punimeve në një pjesë të aksit kombëtar Tiranë-Durrës që kishte sjelle jo pak probleme në lëvizjen e mjeteve nga Tirana drejt Durrësit, sidomos në vendin e quajtur Qafa e Kasharit.

 

ARRSH bën të ditur se punimet për vendosjen e dy tombinove në aksin rrugor Tiranë- janë mbyllur dh  tashmë trafiku është i hapur në të dyja drejtimet.

 

Ky institucion sqaron se do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por ato nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.

 

Punimet në këtë pjesë të rrugës së rëndësishme Tiranë-Durrës nisën më 4 janar dhe sipas ARRSH kanë përfunduar para kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *