Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar ndryshime në testin teorik të patentës.

 

DPSHTRR ka bërë me dije në një postim në Facebook, se duke filluar nga e hëna testi teoritk (B) do të jetë më i kuptueshëm, më korret dhe më praktik.

 

Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:

Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!

Korrigjuam 1848 fjali me gabime!

Testi Teorik i ri:

✔ Më i kuptueshëm

✔ Më korrekt

✔ Më praktik

Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!

 

Shembull, janë hequr 1199 quiz-e si këto:

 

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….

Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *