Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.
Në njoftimin e Bashkisë thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit “Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.
Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë synon të mbështesë blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetës. Kriteret bazë për paraseIeksionimin e kërkesës së paraqitur nga individë/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:

  • individë të cilët në, momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç;
  • familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pronësi një banesë;
  • familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
  • familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të percaktuar në tabelën e mëposhtme.
    Që pas ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, program i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi u mbyll nga administrata e mëparshme.
    Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *