Subscribe

Pavarësisht rritjes së numrit të pacienteve të rinj me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga buletini ditor i Ministrisë së Shëndetesisë këtë të enjte ka pasur edhe lajme të mira.

Pas afro 2 javësh, sot nuk është raportuar asnjë viktime ditore nga koronavirusi në vendin tonë.

Kryesisht gjatë dy javëve të fundit kemi pasur mesatarisht 2-4 viktima në ditë, një bilanc për fat të keq që e ka cuar totalin e viktimave në vendin tonë në 83.

Shumica e viktimave janë në qarkun Tiranë, 46 ndërsa Durrësi ndjek si qark me 13 viktima dhe Shkodra me 12.

Mirëpo ndonëse nuk ka pasur asnjë viktime, Ministria e Shëndetesise bëri të ditur këtë të enjte se situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze.

Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093

Raste pozitive                 3188

Raste të shëruara   1832

Raste Aktive                   1273

Humbje jete                    83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   509

Durrës                   215

Shkodër                173

Vlorë                    116

Lezhë                    64

Fier                       41

Elbasan                 33

Korçë                    32

Kukës                   32

Berat           24

Gjirokastër 17

Dibër           17

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *