E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lajm i mirë nga Korça/ Kontaktet e 11 të infektuarve pa shenja sëmundje

Nje lajm i mire vjen nga qyteti i Korces aty ku këtë të mërkurë nuk eshte kryer asnje analize per Covid-19, pasi askush prej kontakteve te 11 te infektuarve nuk ka shfaqur shenja te semundjes.

 

Reklamë

Mjeket epidemiologe kane kryer telefonata te shumta me kontakte te 11 personave te cilet tashme kane rezultuar pozitive, duke i intervistuar dhe pyetur per gjendjen e tyre shendetesore, por asnje prej tyre, nuk ka pasur shenjat karakteristike te semundjes se shkaktuar nga koronavirusi.

 

Reklamë

Kujtojme se nje dite me pare nga Korca jane cuar 10 tampona analizash drejt Tiranes, aty ku 2 prej rasteve kane rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

 

Nga ana tjeter sipas protokollit shendetesor te gjithe kontaktet e aferta te 11 personave te cilet tashme jane pozitive ndaj covid-19 jane vetekarantinuar ne shtepite e tyre per nje periudhe 14 ditore, ndersa mjeket epidemiologe dhe stafi i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Korce jane duke vijuar gjurmimin e rasteve per te bere te mundur nderprerjen e zinxhirit te infeksionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë