E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lajm i mirë nga Korça/ Çifti i të moshuarve shërohet nga koronavirusi

Një çift të moshuarish në Korçë kanë dalë nga spitali sepse kanë marrë veten pasi u infektuan me COVID-19. Lajmin e mirë e dha Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka në “Facebook”. Sipas tij, Yzdeini 79 vjeç vuante edhe nga sëmundje të tjera, por sërish u shërua.

 

“Lajmi i dytë i mirë për qytetarët e Korçës, edhe çifti i pensionistëve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga COVID-19. Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore por ja doli 🙂 falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe impenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv. Edhe njëherë faleminderit gjithë stafit mjekësor ? Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive 🙂 në këto dy ditë dhe punën e palodhur në front kundër koronavirusit ?. Do të them diçka në zhargonin korçar “të lutem këtë dorë mbaj”.”

Vazhdo të lexosh