E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lajm i mirë! Hapet nesër tuneli i Llogarasë, çfarë duhet të dini

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se që prej ditës së nesërme, 24 Maj, do të hapet qarkullimi i automjeteve në tunelin e Llogarasë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

Zëvendëskryeministrja deklaroi se hapja e këtij tuneli do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut, teksa shton se ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Reklamë

Pa pagesë deri më 15 shtator.

Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë