E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lajm i keq nga Turqia/ Shënohet viktima e dytë nga COVID-19

E gjithë bota po vuan nga COVID-19. Thuajse në të gjitha shtetet koronavirusi ka shënuar viktima. Turqia ka njoftuar për pacientin e dytë që ka ndërruar jetë nga kjo sëmundje.

 

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca bëri me dije se viktimat janë dy të moshuar, një i moshës 61-vjeçare dhe i dyti i moshës 89-vjeçare.

 

Reklamë

Ndërsa numri i të infektuarve brenda tetë ditëve ka shkuar në 191. Pas konfirmimit të rasteve të para, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan mbylli lokale, pube, restorante dhe u shpreh se për familjet e prekura nga kjo krizë do të ketë një paketë ekonomike prej 100 bilionë lirash.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë