E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 sekondë më parë
Video · Vendi

Lajm i keq/ Dyfishohet numri i të infektuarve brenda 24 orëve të fundit

Kjo e martë solli një shtim të rasteve të reja në Shqipëri.

Ndryshe nga e hëna, kur u numëruan vetëm tetë të infektuar të rinj, sot u konfirmuan 17 raste të tjera.

Reklamë

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico njoftoi se të infektuarit e rinj janë në Tiranë, Kamëz dhe Krujë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar.”

Më shumë video

Reklamë