E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lajm i fundit/ Rama nga Turqia, shkon për vizitë në Greqi

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten një vizitë të palajmëruar në Greqi. Burime diplomatike bëjnë të ditur se kreu i qeverisë do të ketë fillimisht një takim privat me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

 

Reklamë

Të njëjtat burime, bëjnë të ditur për “Vizion Plus” se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një drekë për kreun e qeverisë shqiptare.

 

Rama pritet të diskutojë me drejtuesit e qeverisë greke veçanërisht për kufirin detar dhe gjyqin ndërkombëtar në Hagë mes Greqisë dhe Shqipërisë pikërisht për këtë çështje të nxehtë.

 

Vizita e palajmëruar e Ramës në Greqi vjen menjëherë pas vizitës zyrtare që kryeministri shqiptar zhvilloi të mërkurën dhe këtë të enjte në Turqi, i ftuar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, raporton “Vizion Plus”.

Më shumë video

Reklamë