Rritet për fat të keq progresivisht numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë.

 

Viktimat e konfirmuara për momentin janë mbi 9,500, referuar mediake turke dhe atyre ndërkombëtare .

 

Është një garë kundër kohës dhe të ftohtit për të gjetur të mbijetuarit dhe për t’i nxjerrë nga rrënojat, ndonëse cdo orë që kalon ë bën edhe më të  vështirë mbijetesen e atyre që janë poshtë rrënojave.

 

Një vajzë 8-vjeçare u shpëtua pasi u bllokua nën rrënoja për 40 orë në Salqin , në veriperëndim të Sirisë.

 

Ekipet e shpëtimit dhe automjetet kanë mbërritur dhe po mbërrijnë nga e gjithë bota me qëllim asistemin në operacionet e kërkim-shpëtimit, në atë që konsiderohet një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore që kanë goditur Turqinë  në histori.

 

Tërmeti goditi dhe shkatërroi një zonë që shtrihet për 450 kilometra. Mijëra ndërtesa janë rrënyer dhe mijëra të tjera duhen prishur më pas duke qënë se janë në rrezik të lartë shembjeje.

 

OBSH I trembet rritjes së madhe të bilancit të viktimave pasi sipas saj janë me mijëra njerezit që mungojnë në apel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *