Greqia konfirmoi hapjen e kufirit për të gjithë shtetasit shqiptarë pa asnjë lloj kushti.

Zëdhënësi Stelios Pecas në një deklaratë përpara gazetareve bëri me dije se duke nisur nga data 1 korrik do të hapen dy pikat e kalimit kufitar Kapshtica dhe Kakavija.

STELIOS PECAS

ZEDHENES I QEVERISE GREKE

Pasnesër do të hapen pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Qeveria greke vijon përgatitjet që të siguroje shëndetin e të punësuarve në fushën e turizmit si dhe të vizitorëve tanë. Ka qënë një diskutim tejet i vështirë çka po bisedohet kohët e fundit në nivel europian.  Fatmirësisht kemi arritur të hartojmë një listë me procedurë të shkruar. Deri nesër duhet të miratohet lista e vendeve hyrëse. Në çdo rast nëse nuk ka marrëveshje në nivel europian do të njiheni me qëndrimin e Greqisë  brenda ditës së nesërme. Jemi shumë të përgatitur, nuk shqetësohemi për asgjë në veçanti duke pasur parasysh të dhënat epidemiologjike të vendeve të tjera.

Sakaq pika doganore në Qafë-Botë do të vijojë të jetë e mbyllur për kalimet turistike, bën të ditur Vizion Plus.

Çdo shtetas shqiptar që dëshiron të udhëtojë drejt Greqisë për turizëm, vizita tek të afërmit dhe arsye të tjera mund të futet në vendin fqinjë pa asnjë lloj problemi.

Greqia nga e mërkura do të hapë gjithsej shtatë vendkalime kufitare tokësore me shtetet e rajonit, respektivisht edhe me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Në datën 16 qershor Greqia hoqi masën e karantimit për hyrjen në vendin fqinj  të qytetarëve grekë, atyre që posedojnë kartën e posaçme të identitetit të minoritareve, si dhe personave që kanë vendbanimin kryesor apo qëndrimin e përhershëm të tyre ne vendin fqinj.

Gjithashtu lejohet hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje të natyrës profesionale absolutisht të nevojshme, të cilat i vërtetojnë me dokumente. Tashmë prej datës një korrik hyrja do të jetë e lirë edhe për kategoritë e tjera.

Lajmi i rendesishem vjen ne nje kohe që BE, dy dite më pare konfirmoi hapjen e kufijve ajrorë pa kushtëzim për qytetaret nga Serbia dhe Mali i Zi , vende qe kane ideks jo te larte të përhapjes së Covid-19.

Megjithate BE-ja, beri te ditur se vendet europiane mund te zgjedhin vetë të krijojne marrëdhenie te kushtezuara ose jo me shtete te ndryshme.

Greqia është një vend ku shqiptaret zgjedhin të pushojnë në shumice gjatë muajve të verës.

Në kushtet e një situate jo normale gjate ketij sezoni ku është më e vështirë të shkosh ne Turqi, Mal të Zi, Kroaci e vende të tjera europiane, shanset që të zgjedhin Greqine jane edhe më të mëdha./Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *