Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

 

Në Luginën e Preshevës do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

 

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës.”- theksoi Kryediplomati Cakaj në postim.

 

Më tej, Cakaj shprehu gatishmërinë e plotë për të vijuar me masa të tjera për të mbështetur pakursyer Luginën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *